Report TV - Blushi:Vettingu i trukuar Balla: Ti as nuk e ke lexuar Reformën

2017-06-05 1

TIRANË-Seanca e sotme e Kuvendit është e katërta radhazi që mblidhet pa praninë e deputetëve të opozitës, të cilët vijojnë prej gati tre javësh protestën e tyre në cadrën e vendosur para selisë së Kryeministrisë, me kërkesën për krijimin e nje qeverie teknike që do të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme.

Seanca e Kuvendit është hapur me debat në punimet e radhës ku zërin opozitar duket se po e bëjnë deputetët Ben Blushi e Mimoza Hafizi.

12:00 Balla: me vrafshin mua po te kesh lexuar Reformen ne Drejtesi
I ashpër në fjalën e tij ka qenë deputeti socialist Taulant Balla kundrejt Ben Blushit.
?Sepse ke vite deputet dhe gjë nuk ke lexuar për ligjet. Ti vjen i papërgatitur, nëse ne bëjmë një gjë ti zgjedh gjënë tjetër, ti do kishe ardhur përse e bëmë ne, nëse do e kishim bërë nuk e ke lexuar dhe kuptuar asgjë, ne kemi një afate 300 ditë nga dita e hyrjes në fuqi, ç?të të them, nuk e ke lexuar, më vrafshin mua po e ke lexuar ti ndonjë fjalë, ti maksimumi pi kafe me Shkullakun, Bushatin dhe të thonë ata shko në sallë e thuaj këtë?.

Free Traffic Exchange