Report TV - Vlorë, gjendet një kufomë e mbuluar me rërë në Zvërnec

2017-06-05 1

VLORË-Një kufomë e dekompozuar është gjetur mëngjesin e sotëm në Zvërnec të Vlorës.

Kufoma e paidentifikuar u gjet e mbuluar me rërë dhe është e seksit mashkull.

Ka dyshime se trupi i viktimës rezulton i zhdukur prej 4 muajsh.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar kufomën dhe për të zbardhur ngjarjen.

Free Traffic Exchange