Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Laç, tek mbikalimi i Laçit , ku mbetën të plagosur 5 persona.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 kosovarë që udhëtonin në Golfin 07-473-CB ku 2 prej tyre ndodhen në Qendrën e Traumave në Tiranë kurse 2 të tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur edhe drejtuesi i zetorit i cili ndodhet në Qendrën e Traumave në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Zetori doli nga një rrugë dytësore dhe i ndërpreu rrugën automjetit ku ndodheshin 4 shte4tasit kosovarë.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.