Ministri Saimir Tahiri ka vizituar gazetarin Elvi Fundo në Spitalin Ushtarak, pas sulmit që iu bë paraditen e kësaj të mërkure në afërsi të ish- Stacionit të trenit.
?Erdha të vizitoj, bashkë me drejtorin e Tiranës, gazetarin Fundo. I shpreha gjithë keqardhjen time për gjithçka ka ndodhur dhe e garantova, bashkë me drejtuesit e policisë, që do bëjmë maksimumin që kjo ngjarje të zbardhet dhe përgjegjësit të dalin para përgjegjësisë?.
Tahiri i ka bërë thirrje kujtdo, por mbi të gjitha opozitës që të ndalë një orë e më parë politizimin e kësaj historie.
?Nuk bëhet politikë dhe nuk fitohen vota duke politizuar çdo ngjarje në Shqipëri.
E mira është që të bëhemi të gjithë bashkë për të garantuar që Shqipëria të bëhet një vend më i sigurt dhe ku gjithkush të ketë mundësi të ushtrojë profesionin e tij pa pasur asnjë problem dhe asnjë çështje shqetësuese.
E dëgjova pak deklaratën e opozitës dhe të them të drejtën nuk ndjej gjë tjetër veçse trishtim? tha Tahiri.
Gjithashtu, ministri Tahiri ka thënë se askujt nuk i shërben politizimi i panevojshëm i çdo situate, dhe ka ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen bashkë në mënyrë që të inkurajojnë zbatimin e ligjit për të çuar përpara drejtësisë ata që mbajnë përgjegjësi për këtë rast apo për cilin do rast tjetër.