Ora News – Vlorë, digjet banesa e biznesmenit të ndërtimit, dyshohet se u grabit

2017-06-05 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banesa e një biznesmeni ndërtimi në Vlorë është përfshirë nga flakët e zjarrit në orët e pasdites së sotme, ndërsa dyshohet se para rënies së zjarrit të jetë grabitur.

Ngjarja ka ndodhur në katin e 6-të të një pallati në Lagjen ?Pavarësia? të qytetit bregdetar.

Fatmirësisht, në momentin e ngjarjes në banesë nuk ka pasur persona. Banesa është në pronësi të shtetasit Arben Isufi, ndërtues pallatesh.

Në vendin e ngjarjes shkuan dy autobote dhe 10 forcat zjarrfikëse, të cilat bënë mundur shuarjen e flakëve të zjarrit dhe duke parandaluar që ato të përhapen në banesa të tjera. Dëmet në banesë janë të konsiderueshme.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Sipas që kanë deklaruar të afërm, mendohet se banesa fillimisht dyshohet të jetë grabitur nga dy persona të maskuar dhe më pas i kanë vënë zjarrin.

Shefi i forcave zjarrfikëse të Vlorës, Luan Kapaj, sqaroi se çfarë kishte ndodhur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlore-grabitet-dhe-i-vihet-zjarri-baneses-se-biznesmenit/