Ora News - Mete: Rritja e pagave tek privati do të varet nga produktiviteti

2017-06-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shumë shpejt do të ketë refletim për rritjen e pagave edhe në sektorin privat, por kjo do të varet nga produktiviteti në biznes. Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Financave Ervin Mete në studion e lajmeve në Ora News.
Çfarë do bëhet me sketorin privat?
Mete: Ka një diskutim, para jo më shumë se dy javë është diskutuar edhe me palët punëdhënës dhe punëmarrës në Këshillin kombëtar të Punës. Nga punëmarrësit është qëndrimi që të rritet por duhet të gjendet balancë edhe me mundësitë e punëdhënësve duke pasur parasysh produktivitetin në punë, pra nuk është thjesht rritja vetëm në letër, por duhet të reflektohet produktiviteti në punë dhe imapkti që kjo rritje mund të këtë për konkurrueshmërinë e vendit apo edhe të industrive përkatëse në raport me rajonin. Unë besoj se do shihet pozitivisht dhe do këtë një reflektim jo larg nga ky moment.
Cili është sektori që do rrezikonte nga rritja e pagës minimale në sektorin privat?
Mete: Ka nevojë për një balancë mes impaktit që jep në konkurrueshmëri. Fasoni ka një marzh të ulët fitimi dhe bazohet në punën masive, çka do të ishte një kosto e menjëhershme për këtë biznes, megjithatë unë mesoj se në këtë frymë të përgjithshme edhe në komunikimin që pati mes palëve dhe qeverisë do të gjendëet hapësira që në një për qindje të krahasueshme me këtë që po diskutojmë ndoshta në masën 5 apo 10% të rrishikohet edhe paga minimale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mete-rritja-e-pagave-tek-private-do-te-varet-nga-produktiviteti/