Report TV - Gratë kërkojmë barazi gjinore, Ndisi: Kanë vështirësi ekonomike

2017-06-05 0

8 marsi si ditë proteste është përkujtuar edhe nga rrjeti i organizatave në vend, ku nëpërmjet një stende kërkuan sensibilizimin e shoqërisë shqiptare për të njohur të drejtat dhe liritë e femrës.

Vetë ambasadori i Suedisë Johan Ndisi, u shpreh se studimet kanë treguar se gratë në Shqipëri kanë 2 probleme të theksuara, mungesën e lirisë dhe vështirësitë ekonomike.

Thirrja për barazi gjinore nuk është vetëm një ulërime e grave, por është një nevojë për drejtësi natyrore.

Vetë femrat shprehen se në vendin tonë ka shumë për të protestuar, por edhe shumë për të vlerësuar veten.