Report TV - Çadra e PD,senatori italian kritika Mogherinit: Ishte e njëanshme

2017-06-05 0

U shfaq hapur në mbështetje të protestës së opozitës një ditë më parë. Senatori i qendrës së djathtë në Itali Mario Mauri, njësoj si kryetari i PD, Basha artikulon kritika ndaj zëvendës presidentes së Parlamentit Europian Frederica Mogherini, e cila tha se integrimi i Shqipërisë varet nga zbatimi i vettingut.

Kërkesa e senatorit Italian për përfaqësueses së lartë të BE ishte që ajo të shfaqej e paanshme në qëndrimet e saj për situatën politike në Shqipëri.

?Dua të kujtoj se ato që përfaqësojnë institucionet europiane, e kanë për detyrë të jenë të paanshëm dhe për detyre që të shohin me vëmendjen e duhur problemet e brendshme të një vendi, që populli të ndihet i respektuar.

Pikërisht për këtë mendoj që nuk është opozita që po bllokon institucionet, parlamentin dhe procesin e integrimit, por është qeveria po rrezikon të bojkotojë demokracinë" u shpreh ai.

Free Traffic Exchange