Përfshihet nga flakët banesa e biznesmenit të ndërtimit Albert Isufi në Vlorë.
Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz.
Banesa ndodhet në katin e gjashtë të një pallati në lagjen ?Pavarësia? të qytetit të Vlorës.
Në momentin e rënies së zjarrit në banesë nuk ndodhej asnjë pjesëtar i familjes Isufi.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve në banesë, e cila ka pësuar mjaft dëme.
Ndërhyrja e 2 mjeteve me 10 forca bënë të mundur shuarjen e zjarrit në banesë.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë, pasi dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.