Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në bashkëbisedimin e pasdites së 19 të protestës në Çadrën e Lirisë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se qeveria Rama nuk do t?ia hedhë përmes bojkotit të zgjedhjve nga ana e PD pasi sipas tij zgjedhjet fasadë nuk do të lejohet të zhvillohen nën këtë klimë.
Basha: Opozita e bashkuar ka marrë një vendim që është i thjshtë dhe i qartë. Vendimi përbëhet nga dy pjesë. Organizmi në terrotiron e Shqipërisë të kuvendeve qytetare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto do të jenë hapësirat e lirisë, ku do të bashkohen të gjithë shtresat për t?i dhënë thellësi dhe qëndresë qëllimit tonë madhor zgjedhje të lira përmes një qeverie teknike. Këtu do të marrë formë Republika e re, e vlerave europiane, e barazisë së qytetarëve përpara ligjit. Në këto forume gjithkush ka mundësinë është i mirëpritur të jetë pjesë e hartimit të këtij projekti madhor kombëtar.
Vendimi i dytë i opozitës së bashkuar nuk është bojkoti i zgjedhjeve. Nuk do t?ja hidhni kaq lehtë. Nuk do të ketë bojkot zgjedhjesh sepse zgjedhje fasadë me krimin nuk do të ketë. Qytetarët shqiptarë janë vendosur, rezistenca civile, mosbindja civile, armata e Republikës së re do të pengojë me të gjitha mjetet popullore, qytatere, demokratike dhe paqësore zgjedhje me krimin, drogën dhe zgjedhje fasadë.
Më 18 shkurt e kemi thënë, zgjedhje fasadë nuk ka për të pasur më në Shqipëri. I ke bërë hesapet pa popullin. Populli është këtu, vendimi është marrë. Zbrit me këmbë në tokë, shqiptarët nuk i dorëzohen më dëshpërimit. Askush nuk do të vrasë me veten për gjëmat e qeverisjës tënde, të gjithë bashkë do të vrasim Republikën e vjetër dhe do ti japim Shqipërisë Republikën e re.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-rames-i-ke-bere-hesapet-pa-popullin/