4-mijë rrënjë ullinj ju janë shpërndarë falas fermereve në Njësinë Administrative të Blinishtit në Lezhë.
Ata u mundësuan nga Instituti i Pemtarisë në Vlorë pas ndërmjetësimit të Drejtorit të Agjencisë së Bregdetit, Auron Tare.
Shpwrndarja e ullinjve u bë nga përfaqësuesit e Njesisë Administrative të Blinishtit, ndërsa përfitues ishin qindra fermerw nga fshatrat e kësaj zone.
Ata shprehen se kjo është një ndihmë mjaft e madhe për ta, duke iu referuruar dhe faktit se zona e tyre është kultivuese e ullirit.