Report TV - Aksident në Vlorë Audi A6 përmbyset në rrugë

2017-06-05 7

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Vlorë.

Një makinë tip "Audi A6" me targa AA 990 Lu, teksa lëvizte me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësorë të rrugës.

Katër persona kanë mbetur të plagosur nga ky aksident, të cilët udhëtonin me Audin A6.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës.

Free Traffic Exchange