Ora News – Veliaj shtron drekë për gratë në nevojë në mensën sociale në Laprakë

2017-06-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 8 Mars, me rastin e Festës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shërbeu drekën të gjitha grave në nevojë, të cilat janë frekuentuese të mensës sociale në Laprakë.
Në urimin e tij për të gjitha gratë, Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës do të rrisë vëmendjen e saj për gratë dhe njerëzit në nevojë, por shumë shpejt do të hapen edhe mensa të tjera sociale në zona të ndryshme të kryeqytetit. ?Jam shumë i lumtur që këtë vit kemi bërë disa gjëra të mira bashkë: kemi ndërtuar këtë mensë sociale, kemi ndërtuar një tjetër në Kombinat, po ashtu edhe një në Shkozë. Shumë grupime të tjera na janë bashkuar dhe ata po përfundojnë mensa të tjera sociale, ndaj unë besoj se kemi hedhur themelet e një qyteti solidar?, theksoi Veliaj.
Ai deklaroi se pavarësisht problematikave dhe nevojave që ka një qytet i madh si Tirana, është shumë e rëndësishme që njerëzit të tregohen të gatshëm për të ndihmuar ata që në nevojë. ?E di se Shqipëria ka shumë halle, vështirësi, Tirana ka shumë problematika, ka nevojë për infrastrukturë, për investime, për shkolla, kopshte e çerdhe. Në gjithë këto punë, është shumë e rëndësishme që të mos humbasim njerëzillëkun e të mos humbasim ndjenjat që kemi për njëri ? tjetrin dhe ndihmën që duhet të ofrojmë për secilin?, tha ai.
Veliaj dha edhe një mesazh për ata që vetëm kritikojnë punën e Bashkisë, duke deklaruar se me kritika nuk zgjidhet asgjë. ?E di që ka shumë njerëz që specializohen në të bërit vetëm kritika. Por, kjo që bëjmë ne është më e mirë, me aq mundësi sa kemi hapim një mensë sociale, ndihmojmë një njeri, i japim dorën tjetrit. Me kritika nuk zgjidhet asgjë, me sharje, me mallkime nuk ndryshon dot asgjë dhe besoj se puna që po bëjmë në çdo lagje, duke filluar nga ndihmat sociale, duke ndihmuar njerëz në nevojë, është gjëja e duhur?, tha Veliaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-shtron-dreke-per-grate-ne-nevoje-ne-mensen-sociale-ne-laprake/