Report TV - Opozita paralajmëron bojkotin e zgjedhjeve të 18 qershorit

2017-06-05 0

Partia Demokratike dhe gjashtë partitë aleate me të paralajmërojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit nëse nuk formohet qeveria teknike.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot në selinë blu një takim me partitë aleate, pas takimit me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Në fokus të këtij takimi ka qenë unifikimi i qëndrimit të partive opozitare sa i takon raporteve me mazhorancën dhe kushteve të vendosura nga PD për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura me Bashën, krerët e partive aleate kanë rënë dakord të tërheqin regjistrimin nga KQZ, ndërsa kanë paralajmëruar se nuk do të hyjnë në zgjedhje, nëse kryeministri Edi Rama nuk pranon kushtin për formimin e qeverisë teknike.

Ky qëndrim i partive opozitare vjen pak orë pas takimit që kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Free Traffic Exchange