Ora News – Partitë opozitare nuk do regjistrohen në KQZ pa u dorëhequr Rama

2017-06-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita po ndryshon strategjinë e protestës ku përveç çadrës në bulevard po e shtrin protestën në gjithë qytetet e Shqipërisë, nëpërmjet asaj që e quan kuvendi qytetar për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vendimi është marrë në tryezën e koalicionit opozitar, ku është ritheksuar vendimi se vetëm një qeveri teknike që do të zbatojë plotësisht dekriminalizimin, dhe do të angazhohet në luftën ndaj drogës, krimit dhe parave të paligjshme kriminale, mund të garantojë kushtet për zgjedhje të lira. Ndërkohë, Burimet i thanë Ora News, se në tryezën opozitare është rënë dakort që asnjë parti të mos regjistrohet në KQZ dhe të marrë pjesë ne betejën elektorale të 18 qershorit, pa dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe garantimin e qeverisë teknike.
Përveç çadrës së protestës në bulevard, opozita do ta shtrijë aksionin e saj në gjithë qytetet e Shqipërisë nëpërmjet levizjes që e quan kuvendi qytetar, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vendimi për ndryshim të strategjisë dhe intesifikim të aksionit u mor në takimin e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, me aletatë e partive politike opozitare. Ndërkohë, burimet i thanë Ora News, se në tryezën opozitare është rënë dakort që asnjë parti të mos regjistrohet në KQZ dhe të marrë pjesë ne betejen elektorale te 18 qershorit, pa dorëheqjen e kryemisnitrit Edi Rama dhe garantimin e qeverisë teknike.
Edhe ato 6 parti që janë regjistruar deri tani, do të çrregjistrohen, duke lene të kuptohet se bojkti i zgjedhjeve është pjesë e strategjisë. Ndërkohe është vendosur që pjesë e kuvendit qytetar, të shtrirë në gjith qytetet të jenë përfaqësues të spikatur të komunitetit dhe të gjithë grupeve të interesit, nga ku do të angazhohen për kauzën e opozitës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pas-takimit-me-ambasadorin-lu-basha-mbledh-ne-seli-aleatet/

Free Traffic Exchange