Ora News – Bizneset e grave më efiçente në përdorimin e fondeve publike

2017-06-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bizneset që zotërohen apo drejtohen nga femrat rezultojnë më eficente në përdorimin e fondeve publike, por ato rezultojnë më pak të preferuara për të lidhur kontrata koncesionare, Partneriteti Publik Privat apo për të fituar tendera. Analiza e bërë nga Open Data tregon se vetëm e rreth 5 % ek ontratave tenderuese me pushtetin vendor janë subjekte të drejtohen nga femrat.
Bizneset që drejtohen apo zotërohen nga femrat rezultojnë më pak të preferurar për të bashkëpunuar apo lidhur kontrata bashkëpunimi për pushtetin vendor. Një analizë e tillë është bërë nga Open Data.
Rezulton se për përiudhën korrik 2015- 20 janar 2017 nga totali i kompanive që kanë fituar kontrata me bashkitë, subjekte që janë në pronësi vetëm të femrave janë 101, subjekte në pronësi të përbashkët meshkuj- femra janë 35 subjekte, ndërsa subjekte në pronësi të meshkujve por që administohen nga femra janë 8 subjekte. Rreth 5% e kontratave tenderuese me njësitë vendore janë fituar nga subjektet që drejtohen nga femrat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/bizneset-e-grave-me-eficente-ne-perdorimin-e-fondeve-publike/