Report TV - Dita Ndërkombëtare e Gruas, Basha: Punësim dinjitoz dhe barazi gjinore

2017-06-05 1

Kreu i opozitës, Lulzim Basha nga çadra e protestës përpara Kryeministrisë, ka premtuar sot më 8 Mars në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, se politika do të sigurojë punësim dinjitoz për gruan shqiptare.

Ai shtoi më tej, ku sipas tij do të ketë një kontroll rigoroz për trajtimin e barabartë të grave në sektorin privat.

?Do të mbrojmë të drejtat e grave dhe pozicionin e tyre në shoqërinë shqiptare. Modeli që kjo qeveri ka sjellë në pushtet nuk është modeli i Shqipërisë europiane dhe barazisë gjinore, nuk është modeli i vlerësimit të grave. Ky është modeli që nga njëra anë flet për të drejtat e grave dhe nga ana tjetër dhunon të drejtat e tyre. Ja pse kjo betejë që kemi nisur në 18 shkurt është kaq e rëndësishme për fatet e shqiptarëve. Që të zhdukim nga themelet këtë sistem dhe së bashku të ngremë Republikën e re, në themel të së cilës qëndrojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme?,-tha ai.