Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në këtë 8 Mars, gratë perballen me sfida si papunësia, dhuna dhe mungesa e mekanizmave për integrimin e plotë të saj. Aktivistët thonë se në dekadat post-komuniste janë fituar beteja si përmirësime të kuadrit ligjor, por jo beteja që e bëjnë gruan të ndihet e sigurtë. Por mes këtyre përpjekjeve, sjellim edhe shembull se si një 20 vjeçare ka 6 vite që punon si kamariere për të siguruar jetesën në pamundësi për të gjetur punë në profilin ku ajo studion.
Një festë, apo një protestë? Cila do të jetë zgedhja e grave për këtë 8 Mars, Shqipëria vijon të ketë vështirësi të saj përsa i takon punësimit, mbrojtjes nga dhuna dhe intergimin e gruas.
Aktivistja, Sevim Arbana, që ka mbi 2 dekada angazhuar në inicativa të ndryshme në mbrojtje të të drejtave të grave bënë këtë rezume të realititet post-komunizëm.
Sevim Arbana: Kemi beteja të fituara, kemi beteja të humbura. Beteja të fituara janë shumë, janë ligjet, presioni që kemi bërë ndaj shtetit. Beteja të humbura janë papunësia e grave, varfëria, krimi në familje, dhuna, gratë janë në vendimarrje por nuk kanë zë.
Një tjetër grua mendon se mentaliteti e ndrydh femrën përmes steriotipeve që në embrion.
Padyshim, një ndër betejat e femrave në ditët e sotme është pavarësia ekonomike që ndoshta do ti ndihmohen gratë të liroheshin nga prangat e dhunës së bashkëshortit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/beteja-e-grave/