http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Projektligji qe synon transformimin e FSK ne ushtri te Kosovës, do te votohet ditën e enjte ne parlamentin e Kosovës. Vendimin e beri te ditur kryeparlamentari Kadri Veseli pas mbledhjes se kryesisë.Por ne nje deklarate, Ambasada Amerikane ne Kosove theksoi se transformimi i FSK ne ushtri te Kosovës, duhet te ndodhe ne përputhje me Kushtetutën dhe përmes nje procesi gjithëpërfshirës. Nje reagim erdhi edhe nga NATO, ku sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, theksoi se ka patur biseda telefonike me presidentin Thaçi dhe kryeministrin Mustafa per kete çështje dhe është shprehur se transformimi nuk mund te kryhet pa ndryshime kushtetuese. Ndersa kryeministri serb Aleksandër Vuçiç përsëriti se ia kishte bere te qarte Thacit gjate nje bisede ne telefon se formimi i ushtrisë kosovare shkel Kushtetutën.Projektligji parashikon ndryshimin e mandatit dhe misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pritet qe ushtria te kete 5 mijë pjesëtarë aktiv dhe tre mijë rezervë. Ajo do te kryeje detyrat e çdo ushtrie te çdo vendi të pavarur dhe sovran, do te garantoje tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Kosovës.