“77-vjeçaren e mbytën me rrobat e trupit” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-05 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Instituti i Mjekisë Ligjore nxori raportin paraprak për 77-vjeçaren Fatime Hida, e cila u gjet e lidhur dhe e asfiksuar në shtëpinë e saj në Bërzhitë të Tiranës.Në të përcaktohet se shkak i vdekjes ka qenë asfiksia, e cila ka ardhur si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes. Ekspertët kanë konkluduar se 77-vjeçarja është mbytur me rrobat e saj.Hetuesit dyshojnë se grabitësit i kanë mbuluar gojën të moshuarës për shkak të frikës se ajo mund të bërtiste dhe më pas e kanë lidhur duke e lënë në atë gjendje. Vështirësia në frymëmarrje, por dhe pozicioni i saj kanë bërë që e moshuara të humbë jetën.Për krimin e rëndë, policia shoqëroi dhe kryeplakun e fshatit, i cili ishte i pari që e gjeti Fatime Hidën të pajetë. Blutë thanë se ai ka shtëpinë ngjitur me viktimën ndërsa është pyetur për lëvizjet që mund të ketë parë gjatë mbrëmjes së të dielës në banesën e 77-vjeçares.Në ambientet e policisë u mbajtën dhe tre të rinj banorë të njërit prej fshatrave në afërsi të Mihajas. Identiteti i tyre ende nuk bëhet i ditur ndërsa janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje.

Free Traffic Exchange