TIRANË-Kreu i opozitës Lulzim Basha po zhvillon këtë të mërkurë një takim me ambasadorin amerikan Donald Lu.
Takimi i tyre po zhvillohet në një lokal në zonën e ish-Bllokut. Burime për Report Tv bëjnë me dije se tema kryesore e takimit është situata politike në vend.
Kujtojmë se opozita po proteston që prej datës 18 shkurt, ku kërkon largimin e kryeministrit Rama, dhe krijimin e qeverisë teknike.
Bojkoti i opozitës, ka bllokuar votimin e ngritjeve të Komisioneve të Vettingut në Parlament.