Report TV - 8 Marsi, Linda Rama: Vëmendje grave, jo vetëm kur i vrasin

2017-06-05 1

TIRANE-Një pritje për gratë me gratë ka zhvilluar paraditen e sotme Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit, Edi Rama.

?Sot në mëngjes Zaho me sinqeritetin e një bebeje më tha, mami Linda je shumë e mirë. Kjo më ç'armatosi dhe më la pa fjalë dhe më bëri gati ta hidhja këtë fjalim në kosh?.

Ky ishte një fragment i fjalës së Linda Ramës përballë gave të ftuara, mes të cilave spikaste vetëm një burrë i ftuar, kryeministri Edi Rama.

Sipas Linda Ramës, gruaja shqiptare ka nevojë për vëmendjen e shoqërisë dhe jo sytë të kthehen vetëm kur femrat vriten e dhunohen.
"Vëmendje grave, jo të kthehemi nga ato vetëm kur i vrasin".

Linda Rama vlerësoi figurën e bashkëshortit të saj, kryeministrit Edi Rama duke theksuar se, ai është një ndër nxitësit më të mëdhenj të ekselencës së grave në vend.

I njohur për fjalime të gjata, kryeministri sot përballë grave ndjeu të fliste më pak, por pa harruar dhe batuta.

Free Traffic Exchange