Ora News - Vettingu, Gjata: Vendimi për kthimin e procedurave, antikushtetues

2017-06-05 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Konstitucionalisti Çlirim Gjata tha në studion e lajmeve të Ora News se vendimi i Kuvendit për shtyrjen e vettingut është antikushtetuese. Sipas tij kjo është një lëvizje politike për të fituar kohë.
Çlirim Gjata: Çdo gjë që bëjnë institucionet, aq më tepër parlamenti, institucioni që bën ligje duhet të ketë bazë juridike, pra të mbështet në një ligj ose kushtetutë, ndryshe është e pavlefshme ose antikushtetuese. Çështja e kthimit të procedurave të krijimit të organeve të vettingut, pra rihartimit të listave të atyre që konkurrojnë në organet e vettingut, vendimi që ndodhi është antikushtetues. Duke qenë se opozita nuk i shkoi në Parlament, nuk bëhen dot pa ngritur dot komisionin e parë ad hoc 3+3, pastaj vijnë komisionet e tjera 6+6 dhe një 6-çe tjetër 3+3 vijnë njëri pas tjetrit ata. Duke qenë se opozita nuk i shkoi dhe nuk i ngrinin dot këto atëhere dhanë një zgjidhje politike për të fituar kohë. Askund kushtetuta nuk e thotë që mund ta kthejë edhe njëherë rishikimin e listave rihartimin apo rihapjen e garës për në organet e vettingut.
Gjata sqaron edhe pse ky vendim është antikushtetues.
Gjata: Kapitulli kushtetues për vettingun është aneks i posaçëm dhe kalimtar që do të thotë se do të bëhet vetëm njëherë në histori. Do bëhet vetëm për këta gjyqtarë dhe prokurorë dhe kur të mbarojë e gjithë procedura së bashku me ankimimet e tyre bie kapitulli i vettingut, nuk ekziston më në kushtetutë, quhet i shfuqizuar, po kështu edhe ligji i vettingut. Është i posaçëm vetëm për këtë dhe nuk mund ta kapërcesh. Asnjë nuk ka hequr ONM dhe Avokati i Popullit ka zbatuar procedurën pikë për pikë. Është tjetër gjë tek seleksionimi. ONM bën seleksionimin e vet dhe nuk mund ti ndërhyjë askush. Parlamenti nuk mund të thotë që ti Avoka i bëre listat keq apo gabim po ti kthej bëji edhe njëherë. Kjo procedurë nuk ekziston. Përkundrazi bëri një zgjidhje politike dhe ja la në derë avokatit, pra fajin e ka avokati. Kështu e zgjidhi politika dhe lau duart. Avokati ka bërë listat dhe tha 29 veta klasifikohen, 163 të tjerë jo. Ky është mendimi i tij. Kjo është pavarësia e institucioneve. Këto dy lista edhe të kualifikuarit edhe të skualifikuarit i shkojnë ONM. ONM thotë 8 nga 29 për mua nuk bëjnë, jo se ka hequr, se ajo nuk heq asnjë dhe ngelet 21, por jo se i kanë shkuar 21 Parlamentit dhe nga 163, 83 bëjnë, ky është mendimi i saj. Secili i pavarur në funksionet e veta kështu funksionon dhe kushtetuta e thotë që të dyja këto lista, si të Avokatit edhe të ONM i shkojnë parlamentit, parlamenti krijon komisionet ad hoc dhe bën vlerësimin dhe bën gati që ja çon dy komisioneve të tjera, por nuk ka kthim. Pra janë në rregull të dyja, edhe avokati edhe ONM. Parlamenti duke mos pasur opozitën gjeti një zgjidhje afatshkurtër dhe solli shkeljen kushtetuese.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shtyrja-e-vettingut-gjata-vendimi-i-kuvendit-antikushtetuese/