Mesa duket, 40 vite punë dhe dedikim nuk kanë mjaftuar për të shprehur gjithë dashurinë e tyre ndaj profesionit, nuk kanë mjaftuar për të shprehur gjithçka tek nxënësit e tyre.
Sot edhe pse në pension, mësueset Muhazez Qilimi Kanushi, Ilmjana Bujari vazhdojnë të kenë të njëjtin entuziazëm si ditën e tyre të parë të punës.
Në bilancin e tyre të punës, mësuese Muhazez Qilimi Kanushi më 42 vite punë mbi shpatulla dhe Ilmjana Bujari me 39 vite, janë sërish të emocionuara.
??Mua më duket sikur ato vite ikën aq shpejt sa u çudita edhe vetë si ikën 42 vite. Unë nga natyra jam njeri aktiv edhe punën e kam parë me shumë pasion. Nëse puna nuk bëhet monotone, ikën edhe vitet dhe ja që u bënë 42 vite sa edhe mua më duket shumë, edhe një lloj çudie??,u shpreh Kanushi.