Kushtetuesja rrëzon Elvis Rroshin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e ish-kryetarit të Bashkisë Kavajë Elvis Rroshi, për shpalljen antikushtetues të vendimit për shkarkimin e tij nga detyra. Gjykata hodhi poshtë edhe kërkesën për antikushtetutshmëri të ligjit ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike?, njohur ndryshe si ligji për Dekriminalizimin. Vendimi u morr pak orë pasi palët shfaqen pretendimet e tyre ne seance. Avokati i Rroshit tha se para vendimit për shkarkim nga KQZ e më pas nga qeveria, duhej të administroheshin vendime të formës së prerë për veprat për te cilat akuzohet klienti i tij. Por përfaqësuesi ligjor i Këshillit të Ministrave kërkoi nga gjykatësit e Kushtetueses qe të mos legjitimonin kërkesën e palës mbrojtëse dhe për pasojë rrëzimin e saj. Me këtë vendim merr fund beteja ligjore e ngritur nga ish-kryebashkiaku i Kavajës, i cili goditi si vendimin për shkarkimin nga detyra, ashtu edhe ligjin për dekriminalizimin. Në këto kushte, Presidenti i Republikës duhet të ndërmarrë hapat ligjorë, për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Bashkisë Kavajë.

Free Traffic Exchange