Basha: Duam zgjedhje të lira nga një qeveri e palidhur me krimin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike po vijon prej 18 ditësh protestën e saj në çadrën e vendosur para selisë së Kryeministrisë. Në fjalën e mbajtur në takimin e radhës me mbështetës të opozitës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ripërsëriti kauzën për zgjedhje të lira e të ndershme, që mund të garantohen vetëm përmes krijimit të një qeverie teknike. ?Kjo betejë nuk bëhet që PD të fitojë pushtetin në tavolinë, por kjo bëhet për çdo shqiptar dhe për brezat që do të vijnë. Nuk duam dhe nuk do të pranojmë kurrë pushtet në tavolinë. Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie të palidhur me krimin dhe të palidhur me drogën?, u shpreh Basha.