Report TV - Publikohen librat që janë përdorur në shkollën e parë shqipe në Korçë

2017-06-05 6

Dita e 7 marsit këtë vit shënon 130 vjetorin e mësonjtorës së parë shqipe.

Në lidhje me këtë festë Muzeun Kombëtar i Arsimit në Korçë ka hapur një ekspozitë të veçantë ku janë nxjerrë për vizitorët librat e parë të përdorur në këtë shkollë por edhe botime të patriotëve.

Ambientet e muzeut sot janë vizituar nga qytetarë të shumtë, intelektual dhe pasardhës të patriotëve.

Të shumtë kanë qenë edhe turistë kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia që kanë zgjedhur të shohin nga afër dhe të njihen me historikun e Mësenjtores së Parë Shqipe.

Nën sfondin e notave patriotike muzeu është kthyer në epiqendrën e kësaj dite.

Ndërsa dyert e shtëpive të mësuesve të vjetër korçarë janë hapur për të pritur nxënësit e tyre.

Free Traffic Exchange