Veprim në shkelje të kushtetutës e ka konsideruar kreu i opozitës vendimin e maxhorancës në parlament për rikthimin për rishqyrtim të dosjeve e kandidatëve për institucionet e vettingut, tek Avokati i Populli.
Në një prononcim për mediat Basha tha se kjo është një lojë kukafshehti i kësaj qeverie ndërsa theksoi se qeveria teknike dhe zbatimi i vettingut sipas Kushtetutës, është vendimi i patjetërsueshëm i Partisë Demokratike.