Nis ndërtimi i shkollës “Kosova”

2017-06-05 0

Bashkia e Tiranës ka rimarrë në zotërim sheshin, ku do të rindërtohet shkolla Kosova, përballë liceut artistik. Ne prani të mësuesve dhe nxënësve të kësaj shkolle, krybashkiaku Erion Veliaj, teksa prezantoi projektin e shkollës së re tha se ajo do të jetë tre herë me e madhe se shkolla ekzistuese.

Prej këtu kryebashkiaku uroi të gjithë mësuesit me rastin e festës së 7 Marsit, ndërsa zbuloi se gjitha vajzat dhe nënat, në tetë mars do të udhëtojnë falas në transportin publik, një dhuratë kjo për festen e nënës.

Tv Klan