Koka: I ndaluar tranzitimi i mbetjeve të rrezikshme

2017-06-05 3

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka mohon të ketë dijeni për futjen në Shqipëri të 1 300 kontenierëve me mbetje të rrezikshme, siç pretendoi portali italian ?Pianeta Italia?, në një shkrim të pak ditëve më parë.

Koka tha se në dijeninë e Ministrisë së Mjedisit, ngarkesat e transitit që kanë hyrë nga porti i Durrësit kanë qenë me mallra të lejuara nga ligji dhe kanë patur si destinacion Kosovën.

Një ditë më parë edhe Drejtoria e Doganave mohoi kategorikisht që në territorin shqiptar të ketë kaluar qoftë edhe 1 kontenier me mbetje të rrezikshme./ TV KLAN