Festimi i 7 marsit nga mësuesit e shkollës profesionale Beqir Cela, në Durrës, u bë nëpërmjet një ceremonie ku u nderuan 3 mësues në prag pensioni, shoqëruar edhe me premitimin e ministrit të mirëqënies sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, për rritjen e pagave të mësuesëve, bazuar në ligjin e ri për arsimin dhe formimin profesional.
?Tani është momenti që ne të rishtrëngojmë edhe njëherë bisedën dhe të kuptojmë se edukimi sipas kërkesës së tregut të punës është e ardhmja e edukimit në të gjithë botën. Trajtim të vazhdueshëm dhe trajnim të vazhdueshëm.
Rritja e pagës që ndodh për mësuesët, që nga 1 marsi është falë përpjeksjes shumë të madhe që bota pedagogjike po bën në Shqipëri. Ritja e pagës për mësuesët vjen si nevojë e forcimit të shkollës, e forcimit të edukimit dhe forcimit të profesionit në tregun e punës që çdo mësues prodhon."- ishin fjalët e ministrit Klosi.
Rëndësia e arsimit profesional vazhdon të jetë prioritet i ministrisë së mirëqënies, ku ministri Klosi ka inauguaruar edhe laboratorët e kësaj shkolle.