Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ngjarja makabre ka ndodhur në një fshat të kryeqytetit ku një e moshuar është gjetur e pajetë e lidhur këmbë e duar. Policia ende nuk ka rënë në gjurmë të autorëve ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se 74 vjeçarja e cila jetonte e vetme është vrarë pasi është grabitur. E moshuara ishte grabitur dhe dhunuar edhe dy vjet me parë por ngjarja kishte mbetur e pazbuluar nga policia.
Është munduar prej vitesh të ruante ndonjë kursim nga pensioni modest që merrte por duket se kjo gjë i ka kushtuar me jetë. Kjo është historia e dhimbshme e 74 vjeçares, Fatime Hida e cila u gjet një ditë më parë e pa jetë në banesën e saj të rrënuar në fshatin Mihajas të komunes së Bërzhitës
Dhoma e cila i ka shërbyer si banesë të moshuares është tërësisht e shkatërruar, kjo ndoshta pas kontrollit të grabitësve, në kërkim të të hollave që 74 vjeçarja kursente.
Ndërsa i vetmi luks në këtë ambient duket se është ky televizor , që asaj i ishte dhuruar nga nje shoqatë holandeze. Fare pranë me të ndodhej kasollja e bagëtive që e moshuara u shërbente dhe përmes tyre siguronte ndonje të ardhur. Mes lotësh të afërmit tregojnë momentet se si e kanë gjetur të pajete trupin e të moshuarës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/krimi-ne-berzhite-te-afermit-ja-si-e-gjetem-trupin-e-74-vjecares/