Burg për nëntë gjobëvënësit, dy të miturit në arrest shtëpie - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-05 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e krimeve te renda ka lënë në burg kreun e bandës së gjobëvënësve Muhamet Lici dhe, 6 anëtarë e tjerët, ndërsa ka vendosur arrest shtëpie për 2 të miturit. Përgjimet 6 mujore te prokurorisë munden te zbardhnin skemën se si funksiononte grupi. Hetimi vërtetoi se Lici mblidhte paratë e tregtarëve dhe ishte ai që vendoste se sa duhet te paguante se cili prej tyre. Muhamet lici sipas akuzës ishte kthyer në makthin e tregtarëve të Zdrales në Shkodër. Vizon Plus ka siguruar një pjesë të përgjimeve ku anëtarët e bandës flisnin me tregtarët. Në një telefonatë tjetër të përgjuar zbardhet një bisedë mes dy gjobëvënësve Muhamet Lici e Abedin Bajraktari të cilët shqetësohen se nuk po mbledhin para aq sa kishin planifikuar. Biseda e përgjuar është zhvilluar në muajin nëntor të vitit 2016. Por babai i dy vëllezërve të arrestuarve mohon qe djemtë e tij te kene lidhje me ngjarjen. Policia e shtetit dhe forcat RENEA mundën të prangosnin 9 anëtaret e grupit te strukturuar kriminal ne Shkodër te cilit u kishin marre paratë afro 350 bizneseve.