http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në këtë ndërtesë në qendër të Korçës, 130 vjet më parë, nisi shkrimi e këndimi për herë i Gjuhës Shqipe. Nesti Polena, tani pensionist për 40 vite ka punuar mësues. E ka filluar ne Librazhd, me pas për 37 vite ka punuar si mësues e drejtues në disa shkolla në Korçë. Duke u ndalur tek 130-vjetori i Mësonjëtores Polena, kujton sakrificat e shumta te patrioteve për çeljen e shkollës se pare shqipe. Ndërsa përgjegjësi i Muzeut te Arsimit Kombëtar, Niko Kotherja, tregon se me rastin e 130-vjetorit është çelur per here te pare pavijoni me objekte te Mësonjëtores. Kane qene te shumte ata qe kane zgjedhur te vizitojnë Mësonjëtoren e pare shqipe, duke u njohur me te gjitha objektet e dokumentet e ekspozuara ne te.