Report TV - Vrasja e 74-vjeçares, flasin fqinjët: E gjetëm me qese në kokë

2017-06-04 2

TIRANË-Mbi 20 persona janë shoqëruar në polici për ngjarjen e rëndë që u zbulua mbrëmjen e së hënës në fshatin Mihajas, Bërzhitë të Tiranës.

Dyshohet se ata mund të kenë dijeni mbi vrasjen e të moshuarës e cila u gjet e pajetë në banesën e saj.

Fatime Hida u gjet këmbë e duar e lidhur me litar, ndërsa në kokë ishte e mbuluar me një qese të zezë, send që dyshohet se i ka shkaktuar dhe bllokim të rrugëve respiratore, duke i shkaktuar vdekjen.

Fqinjët e Fatime Hida, 74-vjeçarja e cila u gjet e e pajetë mbrëmjen e së hënë në banesën e saj në Bërzhitë të Tiranës tregojnë për Report Tv sesi e gjetën Fatimen e vdekur. Ata janë shqetësuar që nuk e kanë parë atë për 24 orë ndaj kanë shkuar ta kërkojnë në shtëpi ku dhe e gjetën të pajetë, këmbë e duar të lidhura e me qese të zezë mbi kokë.