KORÇE-Në aktivitetin e organizuar në Korçë me rastin e 130 vjetorit të cekjes së shkollës së parë shqipe Rama u shpreh se askush nuk e mban dot më në këmbë sistemin e gjykatës së Shqipërisë.
Rama u ka kërkuar ndjesë themeluesve të Mësonjëtores për Shqipërisë e sotme dhe ka bërë betimin:? Nuk do t?i lemë në këmbë këto gjykata?.
?Të mos ushtrohet pushteti i drejtësisë sipas kërbaçit dhe harçit dhe drejtësia të jetë mishërimi i barazisë përpara ligjit për këdo. Patjetër që është një sfidë jo vetëm e domosdoshme por edhe e mundur dhe më lejoni t?u garantoj që është një sfidë e mundur që i ka ardhur koha të triumfojë. Nuk është sfida e një grupi partish apo e të gjithë politikanëve që sot kanë rastisur të jenë para jush në qeveri apo opozitë, nuk është as sfida e partnerëve tanë ndërkombëtarë, është sfida e fëmijëve tanë të cilën duhet ta fitojmë ne për ta sot që e nesërmja e tyre të mos jetë si e sotmja e atyre që ishin fëmijë kur u shemb regjimi i vjetër.