Report TV - Tahiri-kreut të Guardia di Finanza: Gjatë 2017-ës i japim fund kanabisit

2017-06-04 1

Fundi i vitit 2017-ë do të shënojë edhe fundin e fenomenit të kanabisit.

Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë një takimi që zhvilloi kreun e Guardia di Finanza-n, Giorgio Toschi.

Tahiri tha se kjo qeveri është e vetmja që e ka luftuar kultivimin e kanabisit dhe ndodhet në betejë të përditshme për ta luftuar këtë fenomen.

?T?i japim fund një herë e mirë këtë vit kultivimit të kanabisit. Kjo është qeveria e vetme që e ka luftuar këtë fenomen. Jemi të bindur të ndërtojmë shtet, dhe të luftojmë faktorët që nxisin kultivimin e drogës, e varfërinë. Ashtu do të luftojmë për një të ardhme më të mirë, për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Sa më shumë kap e sa më shumë shkatërron është sukses?, u shpreh Tahiri.

Nga ana tjetër, Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza, Giorgio Toschi, u shpreh se policia italiane i ka vënë në dispozicion asaj shqiptare flotën detare dhe ajrore për kontrollet antikanabis.

Toschi tha se Shqipëria dhe Italia e kanë të domosdoshme bashkëpunimin në luftë kundër narkotikëve.