Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në një intervistë për gazetarin Ilir Babaramo, në emisionin në Report Tv ??5 pyetjet nga Babaramo??, është shprehur se projekti për ndërtimin e sheshit Veliera, do të zbatohet.
I pyetur për vlerat arkeologjike të zonës, Dako thotë se vlerësimi do t?u takojë ekspertëve, ndërsa vendimin e gjykatës për pezullimin e punimeve e quan të marrë nën presion.
Dako shtoi gjithashtu se objektet antike do të respektohen, por që qyteti do të ketë edhe ndërtime moderne. Kjo nuk do të thotë që trashëgimia kulturore të mbetet në hije, sipas Dakos, por që qyteti ka nevojë edhe për ndërtime të reja.