Ora News – Basha: Ka dy shoqëri civile, njëra me krimin tjetra me qytetarët

2017-06-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për kryetarin e Partisë Demokratike, në Shqipëri ka dy shoqëri civile, njëra që mbron kauzat e qytetarëve dhe tjetra që shpenzon paratë për të mbështetur kriminelët në pushtet. Nga ?çadra e lirisë?, Lulzim Basha paralajmëroi se shumë shpejt të gjithë ata që kanë abuzuar me paratë publike do të japin llogari përpara ligjit, duke ju referuar dhjetëra shoqatave që kanë marrë përsipër peticionin për reformën në drejtësi.
Basha: Në Shqipëri ka dy shoqëri civile, njëra është ajo e tendave të paguara me paratë e pista të krimit dhe korrupsionit, që kanë dalë në krah të krimit dhe korrupsionit. Në anën tjetër, kemi këta djem dhe vajza, që kanë fuqi të mbinatyrshme.
Përfaqësuesi i njërës prej shoqërive civile, problemin që ka me autoritetet, sugjeron ta zgjidhë në këtë mënyrë.
Përfaqësues: Në datë 24 nëntor 2016, kemi marrë pjesë në protestën kundër ligjit të plehrave në temperatura deri në minus 7 gradë dhe në orën 7 të mëngjesit pasi kemi gdhirë, policia më ka thyer dorën pa asnjë shkak. Unë do bëj vetëgjyqësi dhe e kërcënoj me vdekje atë që ka dhënë urdhër për të më thyer dorën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-ka-dy-shoqeri-civile-njera-me-krimin-tjetra-me-qytetaret/

Free Traffic Exchange