Ora News – Vranë gjyshen, dënohet me 23 vjet burg mbesa, 20 vjet i dashuri

2017-06-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

43 vite burg ka dhënë në total gjykata e Shkodres për dy të rinjtë e akuzuar për vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen e të moshuares Angje Hila në shkurt të 2015-ës.
Ky fillim jave i dha fund seancave të gjata gjyqësore në ngarkim të Gjoana Hilës e cila u shpall fajtore dhe u dënua me 23 vite burg, si dhe për Erando Qatipin, i cili mori 20 vite heqje lirie.
Organi i akuzës kërkoi të kundërtën e denimeve për mbesen e viktimes dhe të dashurin e saj, por pasi ka dëgjuar edhe konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes, gjykatësja Luverda Dardha ka vendosur shpalljen fajtor të çiftit dhe dënimin e tyre përkatësisht 20 dhe 23 vite burg.
Përpara togave të zeza dy të akuzuarit për vrasje kane akuzuar njëri-tjetrin për vrasjen e 82- vjeçarjes Hila, duke mos pranuar se kane kryer vetë vrasjen.
Më herët gjykata kishte refuzuar kërkesën e të rinjve për gjykim të shkurtuar për faktin se nuk pranonin kryerjen e krimit.
Përpara trupit gjykues prokurori Xhevahir Lita ka bërë publike provat filmike dhe tabulatet e celularëve që përshijnë në këtë krim çiftin.
Sipas prokurorise ata e kishin planifikuar vjedhjen e të moshuarës dhe më pas kanë kryer vrasjen e saj.
Sipas organit te akuzes, me 25 shkurt 2015, ishte gjetur e vdekur Angje Hila dhe pas mbledhjes se provave dhe survejimit të 28 vjeçarit dhe 33- vjeçares eshte arritur ne konkluzionin se krimi eshte kryer nga çifti Qatipi dhe Hila.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vrane-gjyshen-denohet-me-23-vjet-burg-mbesa-20-vjet-i-dashuri/

Free Traffic Exchange