Muhamet Lici, i cilësuar si kreu i bandës së gjobëvënësve ndaj tregtarëve të Zdrales në Shkodër rezulton me precedent të mëparshëm kriminal.
Në gusht te vitit 2014, 25-vjeçari është arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje së bashku me mikun e tij Abedin Bajrakjtari, një nga anëtarët e grupit. Në makinën me të cilën udhëtonin dy rinjtë, që ishte në pronësi të Licit u gjet një pistoletë dhe dy krehra me 28 fishekë.
Prokuroria në fund të procesit ka kërkuar dënimin me 7 vite burg për Licin për armëmbajtje pa leje. I pandehuri kishte kërkuar gjykim të shkurtuar dhe përfitonte uljen e dënimit me një të tretën. Në rast të dënimit, do të kryente 4 vjet e 8 muaj burg.
Përfundimisht ata kanë vendosur ta dënojnë Muhamet Licin me shërbim prove për një periudhe 2 vjeçare. Sipas vendimit, gjatë kësaj kohe ai nuk duhet te kryente asnjë vepre tjetër penale apo të shoqërohej me persona me precedent penal.
Gjykata urdhëron lirimin e menjëhershme nga burg për të riun duke qenë se ishte hetuar nen masën e sigurisë arrest me burg. Grupi kriminal që ai kishte ngritur, sipas hetimeve të prokurorisë, e kishte nisur aktivitetin në tetor të vitit të kaluar./ TV KLAN