Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga profesionistët e parë të Kinostudios ?Shqipëria e Re? të formuar në Moskë, është dhe piktori Shyqyri Sako. Në 80-vjetorin e lindjes ai risjell pasionin e një pune që nuk ishte dominuar akoma nga teknologjia
Sako: 40 vjet m?i mori Kinostudio, 20 vjet shkollimi, 20 vjet pensioni. Kaq! 80 vjet rrumbullak.
Në natyrë apo në studio, nuk ka rëndësi ku është ngritur dekori i këtyre filmave. Është dora njerëzore e një piktori që i ka krijuar. Në historinë e kinemasë shqiptare ka lënë gjurmë imazhi i pazakontë në ?Rrugë të bardha?, ?Dimri i fundit? apo ?Kapedani?.
Sako: Fillova me filmin ?Detyrë e posaçme?, si piktor kostumesh, se ishte i zënë vendi i piktorit të filmit dhe mbarova si piktor me ?Plumbi prej plasteline?, me një dekor shumë të madh.
Shumë prej bashkëpunëtorëve të Shyqyri Sakos, krijuesit e parë profesionistë të Kinostudios ?Shqipëria e Re? me të cilët ka ndarë një pjesë të studimeve në Moskë, nuk jetojnë më.
Pak të tjerë si Saimir Kumbaro, janë sot të pranishëm në 80-vjetorin e lindjes të kujtojnë për shembull si realizohej ?Rrugica që kërkonin diell?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/piktori-i-filmit-sako-kinemaja-sot-e-ftohte-dhe-e-shpejte/