Vetingu, faktor kyç për integrimin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zbatimi i procesit të Vettingut është kushti kryesor që Shqipëria të avancoje në procesin e integrimit europian.Pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, vuri theksin tek nisja sa më parë e zbatimit të procesit të verifikimit të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.Më herët, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli i është bashkuar kolegëve të ekzekutivit, që kanë firmosur peticionin e shoqërisë civile në mbështetje të Vettingut.Te shtunën peticioni pro Vetingut u nënshkrua nga kryeministri Rama, ndërsa firmat i kane hedhur edhe shume ministra e deputete te mazhorances.Seancën e kaluar parlamentare, mbi 30 mije firma te mbledhura ne pak dite iu dorëzuan Kuvendit, si nje apel per zbatimin e shpejte te reformës ne drejtësi, ne kohen kur PD ka bojkotuar kuvendin e per pasoje edhe komisionet e vetingut.