200 familjet e fshatit Bixëlle në njësinë administrative Funar kërcënojnë se do të nisin protestën deri dhe grevë urie para ministrisë së Brendshme nëse nuk kompensohen për dëmtimin e shtëpive nga rrëshqitjet e 4 viteve më parë.
Madje të bindur se nuk ka zgjidhje tjetër ata deklarojnë se do të bojkotojnë edhe zgjedhjet e qershorit nëse nuk do të marrin një përgjigje pozitive nga shteti.
Një pjesë e mirë e banorëve jetojnë ende në shtëpitë e dëmtuara, pjesa tjetër ka zhvendosur fëmijët në shtëpi me qera, në pritje të ndonjë zgjidhje.