Zgjidhje “last minute” për komisionet e vetingut? - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti mblidhet sot pasdite për te nisur procesin e ngritjes se organeve te vettingut; por kjo seance nuk pritet te sjelle surpriza. Procesi i vettingut do te vazhdoje te mbetet i bllokuar per shkak te bojkotit te opozitës. Kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ka deklaruar se opozita nuk do te çoje emrat per anëtare te komisionit te posaçëm, e as nuk do te marre pjese ne parlament Paloka ka theksuar se maxhoranca nuk mund te ndërmarre nisma per zëvendësimin e opozitës, duke iu referuar idesë se Partia Çame mund te marre te drejtat e PD ne procesin e vettingut Ndërkaq ne kampin e maxhorances sqarohet se ne seancën e sotme do te votohen 3 anëtarët e komisionit qe i përkasin shumicës e me pas do te pritet opozita qe te plotësoje detyrimet e saj. Rendi i ditës se kuvendit parashikon ngritjen e Komisionit te Posaçëm per vlerësimin e kandidateve qe kane aplikuar per t?u bere pjese e organeve qe do te bëjnë vettingun. Ky Komision ka 6 anëtare; 3 nga shumica dhe 3 nga pakica dhe bojkoti i opozitës te paktën per momentin duket se ka bllokuar fillimin e nje prej proceseve me te rëndësishme te reformës ne drejtësi; vettingun.