Basha: Zgjidhja e vetme, largimi i qeverise

2017-06-04 0

Për Lulzim Bashën, zgjidhja e vetme që i hap rrugë normalizimit të situatës në vend është largimi i qeverisë. Teksa paralajmëroi shkarkimin të hënën për motive politike të kryetares së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Basha tha se shqiptarët nuk mund t?i besojnë zgjedhjet një qeverie që ka shkatërruar institucionet.

Basha: ?Tani kërkon që ta kthejë këtë vend edhe në një republikë të Pastrimit të parave, parave të pista të politikës dhe parave të pista të krimit. Ky shesh i qëndresës qytetare është prova se qytetarët nuk do të pranojnë kurrë që institucioni i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të jetë viktima e radhës e qeverisë së drogës, krimit bandave dhe pastrimit të parave. Ndaj, alternative e vetme është largimi i Edi Ramës.?

Më herët kreu i opozitës duke iu përgjigjur ftesës se kryeministrit për t?u ulur qofte edhe ne çadër për te arritur një marrëveshje për ngritjen e komisioneve të vettingut, tha se Rama është i mirëpritur vetëm nëse vjen për të dorëzuar dorëheqjen e qeverise se tij.

Ne një takim me fermerët që kishin sjelle me vete prodhimet bujqësore, Basha hodhi poshtë akuzat se opozita po e pengon integrimin duke mos votuar për ngritjen e komisionit te vettingut. Përgjegjëse për bllokimin, ai thotë se është qeveria Rama.

Parlamenti do të mblidhet të hënën për vetingun, por pa opozitën nuk do te arrijë te ngrejë komisionet ad-hoc, që do të shqyrtojnë kandidaturat për anëtarët e dy komisioneve të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokuroreve. /Tv Klan