Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërtimi i projektit Veliera ka shkaktuar probleme me trafikun në qytetin bregdetar të Durrësit. Këtë fundjavë qytetarët që zgjodhën të shijojnë jodin dhe detin u përballën me një kaos në qarkullim.
Në këto pamje të Ora News të filmuara me dron shfaqet më e qartë situata pranë kantierit të ndërtimit të Velierës, një pikë kyçe ku bashkohen disa rrugë për të shkuar në bregdet. Pavarësisht pozicionimit të efektivëve të policisë, situata nuk është përmirësuar në rrugën Taulantia.
Prej disa ditësh rruga Dyrrah, Kodër Vilë dhe segmentet hyrëse për në shëtitoren Taulantia janë bllokuar nga firma e kontraktuar për të kryer punimet e Velierës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kaos-me-trafikun-per-shkak-te-velieres-ora-news-sjell-pamje-me-dron/