Organizohet kampionati i parë i peshkimit sportiv

2017-06-04 1

Të pasionuarit pas peshkimit mund të sfidohen në një garë kombëtare. Federata e Peshkimit Sportiv e nisi nga plazhi i Tales në Lezhë këtë kampionat. 58 pjesëmarrës i janë bashkangjitur garës që i mbajti aty për 4 orë, pavarësisht detit të trazuar.
Presidenti i Federatës së Peshkimit Sportiv, Vasjan Lami e vlerësoi pikënisjen e këtij kampionati.
Vasjan Lami (President i Federatës së Peshkimit Sportiv): ?Plazhi dhe vendi që kemi zgjedhur besoj se edhe juve ju pëlqen, është një plazh pafund ky i Tales së Lezhës.?
Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj tha se kjo garë i shërben për sportin dhe zhvillimin e zonës.
Fran Frrokaj (Kryetar i Bashkisë së Lezhës): ?Në mënyrë që edhe të relaksohen dhe të kalojnë kohën e tyre, por edhe ne të promovojmë vlerat tona.?
Pjesëmarrësit e shikojnë si një mënyrë për t?u shkëputur nga stresi i përditshëm.
Peshkatarët: ?Mbas një jave të gjatë pune, për të shkarkuar stresin peshkimi është mënyra më e mirë.?
?Në radhë të parë për sensibilizimin e të rinjve për t?u marrë me aktivitete sportive. dhe në radhë të dytë ndërgjegjësimin e komunitetit për ta mirëmbajtur bregdetin e tyre.?
Etapa e dytë e këtij kampionati do të vijojë me peshkimin ne Shqipërinë e Mesme, më pas drejt jugut të vendit, një mënyrë për të promovuar sportin dhe turizmin./Tv Klan

Free Traffic Exchange