Nga komando, në vrasës, grabitës e trafikantë

2017-06-04 18

Alban Voda është i treti ndër efektivët e forcave komando të ushtrisë shqiptare që arrestohet për vrasje.

Dy komando gjenden pas hekurave për vrasje në rrethana të tjera. Shumë të tjerë janë arrestuar për grabitje, trafik droge.

Aldo Morina u dorëzua më 1 janar të vitit 2013 në policinë e Tiranës pak ore pasi vrau taksistin Mehmet Beqiri, për të cilin tha se i ngacmonte nënën. Është dënuar me 12 vjet burg.

Me 35 vjet burg është dënuar, Ndriçim Balla, i cili në shtator të vitit 2013, në atë kohë 33 vjeç, vrau Majlinda Hoxhën dhe plagosi Elton Fushën në një lokal në zonën e ish ?bllokut.

Në shator të vitit 2011 ish komando Kujtim Çeliku, që numëronte 5 misione paqeruajtëse në Irak e Afganistan, u arrestua nën akuzën se i grabiti një biznesmeni 176 unaza floriri me vlerë 30 milionë lekë. Ai u kap teksa po bëhej gati të largohej në një tjetër mision ushtarak në Irak.

Më 21 mars të vitit 214 prokuroria e krimeve të rënda zbuloi se katër ish komando ishin pjesë e një celule që luftonte për ISIS. Diamant Rasha dhe Erjon Alinj rezultonin të në Siri, ndërsa Artur Balla dhe Leonard Përlika ishin kthyer në Shqipëri.

8 Nëntor 2016 arrestohet ish-komandoja Medat Hasani, si pjese e një celule të ISIS që do të kryente një akt terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Më 15 korrik 2014, tre komandot Fran Kola, Kleo Gjinkola dhe Alban Donaj u arrestuan si pjesë e një grupi që prodhonte dhe trafikonte mina me telekomandë, të përdorura në disa atentate.

Më 15 Qershor 2016 Arrestohet për trafik droge Romin Davidhi, 28 vjeç, komando i Forcave Detare. Ai u kap me 10 kg kanabis dhe një pistoletë.

Dy komando të tjerë u arrestuan në shkurt të këtij viti. Ditjon Memlika dhe Naim Avdulaj rezultojnë pjesë e një grupi që ka kryer dy grabitje parash te bankave të nivelit të dytë në rrugën e Rinasit, me vlere 7 milion euro./Tv Klan

Free Traffic Exchange