Merita Hoxha, bashkëshortja e viktimës së vrarë nga ish-komandoja, Alban Voda, paraditen e kësaj të diele, thotë për Report Tv se viktima dhe autori kanë pasur probleme një vit më parë.
"Burri ka pasur konflikt me autorin 1 vit më parë. Nuk kemi pasur raporte të mira me Alban Vodën", shprehet Merita Hoxha.
Ndërkohë fqinjët thonë se nuk kanë pasur dijeni që 33-vjeçari, autor i krimit makabër, të ketë qenë me probleme mendore.
"Nuk e njihnim Albanin për person me probleme mendore. Ai ka shërbyer për disa vite në Afganistan", thonë fqinjët.